×
Astrologji

Do keni ‘siklet’ në dashuri- Parashikimi i horoskopit për 12 shenjat e zodiakut

Insajderi
06 February 2021 - 08:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dashi

Dita e sotme nuk do të jetë shumë e lehtë për ju, por përsëri përpiquni të mos nxitoheni. Hëna jo në favor nuk iu ndihmon dhe shkakton tension në dashuri.

Demi

Sot do të ketë situata të ndryshme interesante për t’u marrë parasysh sa i përket punës. Në dashuri nëse ju pëlqen dikush, atëherë ka ardhur koha që t’ia thoni.

Binjakët

Sot nuk do të jetë dita e duhur për t’u marrë me çështje të pazgjidhura në dashuri. Sidoqoftë, përpiquni të bëni vetëm gjërat e domosdoshme.

Gaforrja

Në dashuri ka ardhur koha për të marrë një angazhim të rëndësishëm. Bashkëpunimet favorizohen në punë. Mundohuni të organizoheni më mirë.

Luani

Nesër do të keni pak “siklet” në dashuri. Bëni durim që midis të shtunës dhe të dielës do të keni në krah Hënën dhe Venusin dhe mund të merrni diçka më shumë. Mos u lodhni shumë në punë.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë e nënshtruar si për nga dashuria ashtu edhe për punën. Mundohuni ta mbani situatën nën kontroll sidomos në sferën profesionale dhe shtyni çdo vendim për nesër.

Peshorja

Nesër do të keni Hënën në kundërshtim e cila mund të shkaktojë pakënaqësi ose pengesa, grindje ose vonesa. Në punë, mund të gjeni një situatë të favorshme falë një personi.

Akrepi

Dashuria në këtë periudhë nuk është në të mirën e saj por ata që janë vetëm mund të kenë disa takime me fat në ditët në vijim. Përgjigjet e para të mira së shpejti mund të mbërrijnë në punë.

Shigjetari

Nesër do t’i kushtohet dashurisë por kini kujdes nëse jeton dy histori. Nesër është gjithashtu dita e duhur për të folur për punën: më mirë të përfundoni nesër çdo diskutim ose takim.

Bricjapi

Nesër do të jetë një ditë e mirë për takime dashurie, për afrim. Ata që janë në kontakt me publikun preferohen në punë.

Ujori

Nesër do të jetë një ditë pozitive për sa i përket dashurisë në të cilën ndiheni më të fortë dhe më të sigurt për veten tuaj. Në punë, mund të gjeni një zgjidhje të mirë për një problem.

Peshqit

Nesër dashuria do të nxitet falë Hënës pozitive. Jeni më optimist dhe kjo do ju ndihmojë shumë edhe në punë.

Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
17 April 2024
Astrologji
12 April 2024
Astrologji
09 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark