×
  • Sport
  • Sport

    “Do të doja ta drejtoja një ditë”- De Biasi shprehet pro idesë që ta menaxhojë kombëtaren e Kosovës

    Insajderi
    19 December 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biasi, është pyetur nëse do ta pranonte ndonjë ofertë nga Kosova. Ai ka folur pozitivisht për kombëtaren kosovare, duke thënë se do t’i pëlqente ta drejtonte.

    “Unë besoj që Kosova e ka marrë vendimin se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Federata e Futbollit të Kosovës më pëlqen shumë dhe do të doja që ta drejtoja një ditë”, ka thënë fillimisht De Biasi.

    Kosova mund të ec në gjurmët e asaj rruge që ka ndjekur kombëtarja e Shqipërisë. Është një skuadër me cilësi, që ka shumë lojtar të rinj, të mirë dhe interesant, të cilët mund të arrijnë çfarëdo rezultati”, shtoi tutje ai.

    Emri i përfolur më së shumti për trajner të kombëtares së Kosovës është André Breitenreiter. Trajneri gjerman ka pasur në menaxhim klube si TSG Hoffenheim, Zürich e Schalke 04.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark