×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Do të jap informacione për ndërhyrje e kërcënime” – Përmbajtja e letrës së ish-gjyqtarit të EULEX-it

    Insajderi
    25 November 2020 - 12:45

    Ish-gjyqtari i Misionit Ndërkombëtarë të EULEX-it, Malcolm Simmons i ka dërguar një letër deputetëve të komisionit për legjislacion, me datë 16 korrik, ku ka kërkuar që të raportojë lidhur me disa informacione.

    Mësohet se këto informacione kanë të bëjnë për ndërhyrjet në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.

    Simmons pretendon se gjitha këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

    Ndryshe, mbledhja e sotme e komisionit për legjislacion, është përcjellë me përplasje në mes të kreut të këtij komisioni Shkëmb Manajt dhe deputetëve, që e kanë akuzuar atë se e ka mbajtur të fshehur një letër të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it drejtuar këtij komisioni.

    Vlen të theksohet se ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte shprehur gadishmërinë që të që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

    Britaniku, që shërbeu si gjyqtar më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it, dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark