15:39 - 12 Maj 2021

Me 13 QERSHOR, Kosova Trail Running Association po organizon edicionin e dytë të Gërmia Ultra Trail. Edhe ky edicion vjen në dy distanca, 27km dhe 51km dhe do të fillojë në Parkun e Gërmisë.

Regjistrimi është i hapur vetëm online deri më: 31 Maj 2021. Për t’u regjistruar, ju lutem klikoni në:  https://bit.ly/3eDx6U9

“Gërmia Ultra Trail” është garë e vrapimit malor në distancë ultra-maratonike, e organizuar për herë të dytë nga klubi sportiv “Kosova Trail Running Asocciation (KTRA).“ e cila që nga themelimi është anëtare e International Trail Running Association (ITRA). Gërmia Ultra Trail është gara e parë e akredituar ndërkombëtarisht e këtij lloji e organizuar në Kosovë.

Për më tepër informata lidhur me aktivitetin, ndiqni KTRA në rrjetet sociale:https://www.facebook.com/germiaultratrail dhe https://instagram.com/germiaultratrail