×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Do të përballeni me dëbim”, Britania shënjestron migrantët shqiptarë me fushatën e re

    Insajderi
    28 May 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria britanike është duke lansuar një fushatë reklamuese që ka synim të shënjestrojë shtetasit shqiptarë, për të ndaluar migrimin e tyre drejt Britanisë, raporton BBC.

    Në reklama, që do të qarkullojnë nëpër Facebook e Instagram në gjuhën shqipe, do të paralajmërohen qytetarët se “do të përballen me paraburgim dhe dëbim” nëse bëjnë rrugëtimin në mënyrë ilegale në Britani.

    Qeveria ka thënë se fushata, që do të fillojë javën e ardhshme, do t’u bëjë të qartë migrantëve për pasojat.

    Sipas Home Office të Britanisë, Shqipëria “është një vend i sigurt dhe i begatë” dhe se shumë shtetas të saj “udhëtojnë nëpër vende të shumta për të arritur më pas ilegalisht në Britani” e të bëjnë “kërkesa të rrejshme për azil kur të arrijnë atje”.

    Fushata i pason një lëvizjeje të ngjashme nëpër media sociale të lansuar nga Qeveria britanike në gusht të vitit të kaluar.

    Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, ka thënë se fushata “ka synim t’u thotë njerëzve që të mos marrin udhëtime të rrezikshme e të panevojshme”.

    Shtetasit e Shqipërisë kanë prirë në listën e azilkërkuesve në Britani të madhe deri në mars të vitit 2023, me 13.714 aplikues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark