×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Do t’i heqim xhipat e zinj e do ta lirojmë naftën”, premtimi i dikurshëm i Kurtit që tash adhuron xhipat

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre vite më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që atë kohë mbante postin e kreut të  Vetëvendosjesë kishte reaguar ashpër për rritjen e çmimit të naftës. Ai kishte premtuar se më ardhjen e tij në pushtet do të hiqen xhipat e zinj e do të lirohej nafta për qytetarët, shkruan Insajderi.

    Por, me ardhjen në pushtet të Kurtit, çmimi i naftës arriti në 1 euro e 23 centë, dhe xhipat e zinj ende vazhdojnë të qëndrojnë në shfrytëzim për kryeministrin.

    Në vitin 2018 çmimi i naftës ishte rritur në 1 euro 22 centë, atëkohë Kurti përmes një postimit të tij kishte thënë se me ardhjen e tij në pushtet do të hiqen xhipat e shtrenjtë dhe do të lirohet nafta.

    “Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari”, kishte shkruar Kurti.

    Kurse, tani që çmimi i naftës është rritur në 1 euro 23 centë, reagimi i Kurti nga karrigia e kryeministrit ishte shumë i zbehtë, pa zgjedhje për situatën aktuale.

    Në statusin e tij, ai nuk përmendi fare heqje e xhipave, por vetëm u mundu të heq fajin nga qeveria.

    “Mirëpo, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate e cila trumbeton çdo ditë për rritje çmimesh dhe tenton të fajësojë Qeverinë për këtë. Ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark