×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Do vdesim nga të ftohtit’, lutja e Klitschko ndaj Perëndimit

    Insajderi
    29 October 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, i është lutur Perëndimit që të dërgojë sa më shpejt batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë për t’i kaluar më lehtë stinën e dimrit.

    Klitschko tha se Rusia ka sulmuar së fundmi termocentralet dhe rrjeti i kryeqytetit po funksionon në “modalitet emergjence”, shkruan Dailymail.

    “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë patjetër një sfidë e madhe për ne”, u shpreh ai.

    “Pa batanije njerëzit në vend do të ngrinin deri në vdekje”, tha ai më tej.

    Sulmet ruse kanë lënë të dëmtuar rëndë 40 për qind të infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark