×
Show

Dobitë shëndetësore nga lëngu i karotës

Insajderi
25 March 2016 - 15:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpesh kemi folur për lëngjet e pemëve, duke anashkaluar kështu pa të drejtë lëngun e perimeve.

Një lëng që përgatitet lehtë dhe është tejet i shëndetshëm është edhe lëngu i karotës.

Lëng i karotës është i pasur me vitamina dhe minerale, ka një shije të këndshme dhe bëhet lehtë, ndërsa ka përfitime të shumta shëndetësore.

Karota është e pasur me vitaminë A dhe C të cilat ndihmojnë në kujdesin e lëkurës, parandalojnë tharjen e saj, ndërsa ndikon dobishëm ndaj njollave në lëkurë.

Përveç kësaj, antioksidantët nga karota e ngadalësojnë procesin e plakjes dhe ndihmojnë në prodhimin e kalogjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.

Disa nga dobitë e lëngut të karotës janë:

Përmirëson tretjen
Nëse pini lëng të karotës 20 minuta përpara se të hani, do ta stimuloni prodhimin e lëngjeve digjestive gjë që e lehtëson tretjen. Gjithashtu, lëngu i karotës përmban fibra të tretshme të cilat gjithashtu e përmirësojnë tretjen.

Përmirëson shikimin
Karota përmban beta-karotene dhe luteinë, përbërësit që gjenden në retinë. Dihet se këta dy përbërës ndikojnë në shikim të mirë, por edhe mbrojnë nga problemet e syrit si glaukoma. Ato gjithashtu ndihmojnë tek e ashtuquajtura verbëria e natës.

Forcon imunitetin
Lëngu i karotës është i pasur me një shumëllojshmëri të përbërësve dhe antioksidantëve ushqyes që forcojnë sistemin imunitar.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Lëngu i karotës përmban përqindje të lartë të karotenoideve, komponimeve për të cilat besohet se veprojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak./Insajderi,com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark