×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dogana i konfiskon 92 telefona të mençur në tre lokacione në Ferizaj

    Insajderi
    25 November 2021 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se i kanë kontrolluar tre lokacione në qytetin e Ferizajt të dyshuara për mallra pa dokumentacion.

    Sipas njoftimit të Doganës aty është gjetur një sasi e konsiderueshme e telefonave të mençur.

    “Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave”.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 92  telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark