×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana sekuestron 42 mijë litra pije alkoolike në një fshat në Rahovec

    Insajderi
    08 December 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës njofton opinionin se ka realizuar një kontrollë rutinore tek një dyçan ku shiten pije alkoholike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit).

    Zyrtarët kanë gjetur se përveç dyçanit personi përgjegjës operon edhe me veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoholike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave.

    Në fshatin e njëjtë operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta me pronar qytetar të Kosovës të etnisë serbe dhe paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme.

    Dogana e Kosovës ka zbatuar administrimin e kontrollit dhe procedurat adekuate në mirëkuptim të plotë me personin përgjegjës dhe nuk ka hasur në asnjë lloj pengese nga banorët lokal. Tërheqja e mallit të ndalur përkohësishtë kërkon kohë derisa të vendosen mallrat në mjete të përshtatshme transporti.

    Dogana e Kosovës është institucion profesional i zbatimit të ligjit dhe trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Veprime të tilla kontrolli që rezultojnë në gjetje të proceseve të pa autorizuara prodhimi Dogana ka hasur edhe në qytete tjera, si në Gjakovë dhe madje ka bërë publike edhe rastin e rreth 15 mijë litra alkohol në Tetor të viti të kaluar. (Postimi gjendet në faaen e Doganës së Kosovës ne facebook).

    Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës për mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave.

    Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkoholi në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësishtë në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrollave sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit.

    Në fshatin e njëjtë operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta me pronar qytetar të Kosovës të etnisë serbe dhe paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme.

    Dogana e Kosovës ka zbatuar administrimin e kontrollit dhe procedurat adekuate në mirëkuptim të plotë me personin përgjegjës dhe nuk ka hasur në asnjë lloj pengese nga banorët lokal. Tërheqja e mallit të ndalur përkohësishtë kërkon kohë derisa të vendosen mallrat në mjete të përshtatshme transporti.

    Dogana e Kosovës është institucion profesional i zbatimit të ligjit dhe trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Veprime të tilla kontrolli që rezultojnë në gjetje të proceseve të pa autorizuara prodhimi Dogana ka hasur edhe në qytete tjera, si në Gjakovë dhe madje ka bërë publike edhe rastin e rreth 15 mijë litra alkohol në Tetor të viti të kaluar. (Postimi gjendet në faaen e Doganës së Kosovës ne facebook).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark