Shkaktoi jo pak bujë disa javë më parë një deklaratë e Ina Kollçakut e cila thoshte në një Instastory se ajo dhe Geri janë ndarë.
Ata ishin çifti i parë që u krijuan nga “Për’puthen 1”, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Bukuroshja bjonde bëri të ditur se shkak i ndarjes së tyre është bërë fakti se kanë pasur qëllime të ndryshme për të ardhmen.
Po ashtu të njëjtën gjë ajo konfirmoi në emisionin “Shiko kush luan”. Në after party-n e Luana Vjollcës, Ina ju është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me Gerin dhe mashkullin që do të ketë në krahë. Kur u pyet se çfarë do i thoshte Gerit, ajo u përgjigj: “Do i thosha që akoma e kam shumë xhan”.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Geri për herë të parë. Ai ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur rreth ndarjes së tyre, duke konfirmuar ato që kishte thënë Ina.
Geri u shpreh se njohja e tyre ka vijuar edhe pas programit, ku kuptuan se nuk përputhen me njëri-tjetrin. Kështu, ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, teksa vijojnë të jenë miq.
Ina dhe unë më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolën kuptuam se nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim, por ruajmë marrëdhënie miqësore.”- u shpreh Geri.