×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dolën në publik pa shami, dy gra iraniane sulmohen me kos dhe më pas arrestohen

    Insajderi
    01 April 2023 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy femra u sulmuan me kos dhe u arrestuan në Iran pasi nuk mbuluan flokët në publik. Në videon që u bë virale, dy gratë afrohen pranë një burri që fillon të flasë me to.

    Më pas ai merr një enë me kos dhe i zemëruar ua hedh mbi kokat e tyre. Gjyqësori i Iranit ka arrestuar dy gratë për shfaqjen e flokëve të tyre. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që i sulmoi me kos për prishje të rendit publik. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).

    Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer nga një anëtar i stafit.

    Një burrë që duket se po kalon aty, hyn për t’u përballur me ta. Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark