×
  • Lajme
  • Lajme

    Domi shpalos projektin për tokëzimin e kabllove të rrymës në Prishtinë

    Insajderi
    05 October 2017 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për asamble në komunën e Prishtinës nga PDK, Kreshnik Domi, premton zgjidhje për problemin e kabllove nëpër lagjet e Prishtinës të cilat rrezikojnë jetën e fëmijëve por edhe të personave të tjera.

    Ligjëruesi Domi, është zotuar për përgatitjen e një projekti për tokëzimin e kabllove të rrymës.

    “Përgatitja e një projekti që mund të financohej nga fondet e BE-së për tokëzimin e gjitha kabllove të rrymës në lagjet ku ato paraqesin rrezik për jetën”, ka thënë ai.

    Domi më tej është zotuar se si asamblist në komunën e Prishtinës do të prezantoj projektin në të cili legalizimi për m2 do të jetë 1 euro.

    “Prezantimi i projektit për legalizim ku çmimi i legalizimit për m2 do të jetë 1€ dhe i tërë procesi për një rast të legalizimi do të përfundonte në periudhën më të largët për 6 muaj”, ka thënë Domi.

    Domi më tej zotohet edhe për:

    Identifikimin e të gjitha kërkesave dhe nevojave që vijnë nga qytetarët e Komunës së Prishtinës dhe paraqitja e tyre në takimet e Kuvendit Komunal.

    Do të krijoj një model të ri të përgjegjësisë ndaj qytetarit me:

    Aktivizimin e një numri telefonik ku qytetarët përmes telefonatave pa pagesë mund ti drejtojnë ankesat e tyre.

    Hapjen e një apo më shumë zyrave ku mund të adresohen të gjitha kërkesat që i janë drejtuar fillimisht organeve komunale e që nuk kanë pasur përgjigje në afatet e caktuara.

    Krijimin në të gjitha rrjete sociale të një faqe ku mund të adresohen gjitha problemet që janë të karakterit komunal.

    Monitorim efikas i organeve ekzekutive komunale dhe raportimi i të gjitha devijimeve që mund të identifikohen nga qytetarët.

    Bashkëpunim i ngushtë me ekspertë të fushave të ndryshme, artistë, sportistë, OJQ, grupe të të rinjve etj. për të gjitha çështjet që janë në dobi të Prishtinës.

    Aleancë dhe përkrahje për të gjitha bizneset që veprojnë ne gjithë territorin e Prishtinës.

    Do të mbetem i hapur ti përkrahi gjitha projektet e ligjet që përmirësojnë jetën e qytetari dhe do ti kundërshtoj të gjitha ato që e dëmtojnë atë pa marrë parasysh se nga cili subjekt politik vijnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark