×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Donald Trump flet për rikthimin në Twitter: Më pëlqen Musk, por…

    Insajderi
    30 October 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti Donald Trump nuk do të kthehet në Twitter, edhe pse Elon Musk bleu kompaninë e mediave sociale dhe riktheu llogarinë e tij.

    Trump i tha Fox News se ai do t’i bashkohet zyrtarisht TRUTH Social brenda 7 ditëve të ardhshme, siç ishte planifikuar.

    “Jam shumë i lumtur që Twitter tani është në duar të shëndosha dhe nuk do të drejtohet më nga të çmendurit radikalë dhe maniakët që e urrejnë vendin tonë,”-postoi Trump në Truth Social.

    Platforma e mediave sociale Trump Media & Technology Group, TRUTH Social, u lancua zyrtarisht muajin e kaluar dhe ka funksionuar nën shërbimet e saj të reja cloud për katër ditë. Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Tëitter i konsideroi një numër të postimeve të tij të lidhura me protestat e dhunshme si nxitëse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark