×
Show

Donald Trump kishte përzënë nga hoteli i tij grupin “One Direction”

Insajderi
18 March 2017 - 19:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i bendit, One Direction, Liam Payne ka treguar për Entertainment Weekly, që një herë Donald Trump i ka nxjerrë jashtë hotelit të tij.

Payne dhe anëtarët e tjerë ishin duke qëndruar në Hotelin me pesë yje të Trumpit në New York kur ata i thirri vetë Trumpi për tu takuar me vajzën e tij.

“Ai thirri menaxherin tonë ndërsa ne ishim duke fjetur,” tha Payne.

Trumpi i kishte thënë menaxherit ti zgjonte nga gjumi, por menaxheri i kishte thënë “Jo”.

“Kështu ai tha,’Në rregull, pra nuk ju dua në hotelin tim’. Kështu ne u desh të largoheshim,” tregoi Payne.

Pos kësaj Trump nuk i kishte lënë të përdornin garazhin nëntokësor për tu larguar heshturazi pa rënë në sy të publikut, e cila gjë do shkaktonte problem për grupin në një qytet të zhurmshëm dhe populluar si New York. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark