14:26 - 20 Janar 2021

Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke dalë prej aty për herë të fundit si president i Shteteve të Bashkuara.

Ai u nis për në bazën ajrore “Andrews”, prej nga do të niset për në Florida, pas një ceremonie të shkurtër.

Në pamjet e bëra virale ai shfaqet dorë për dore me Melania Trump, për t’u larguar me helikopter. Ai do të shkojë në Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach.