×
  • Showbiz
  • Show

    Donaldi nuk e shpëtoi nga nominimi, Dagz tregon se a do e vazhdojë shoqërinë me të

    Insajderi
    21 January 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dj Dagz komentoi situatën e ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother këtë javë.

    Dagzi tha se do e vazhdojë shoqërinë kur Donaldi do dal nga shtëpia, megjithëse ai e nuk e shpëtoi nga nominimi dhe kështu u eliminua.

    Teksa po qëndron në studion e “Big Brother VIP”, Dj komentoi ngjarjen e ndodhur derisa u shpreh se e kupton Donaldin por në të njëjtën kohë e mbështeti edhe mendimin e EinxheL, partneres së tij.

    “Jemi bota të ndryshme me Donaldin, unë jam një person që kam ardh ta përjetoj dhe jetoj “Big Brother VIP” jo ta fitoj. Donaldi është një person që ka pranu se është për lojë dhe unë pritshmëritë si kam pas të mëdha për aty. Por çka më pengon është se kanë fjalë të mira për secilin aty e në fund dalin ndryshe kur vjen puna e nominimit. Donaldi e don lojën dhe pikërisht natën e primet i thash Einxhel-it se nuk pres nga Donaldi dhe askush aty”.

    I pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani se a do e vazhdojë shoqërinë me Donaldin kur do dal nga shtëpia, Dagz tha: Po unë mund të kem miqësi edhe me Ilirin. Aty brenda njerëzit jan të fokusuar më shumë në lojë kjo m’ka pengu por une s’jom i tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark