×
  • Lajme
  • Lajme

    “Doni me mbet lokomotivë në vete” – Përplasen Sherifi dhe Albulena Haxhiu

    Insajderi
    31 October 2018 - 17:47

    Gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve në dialogun me Serbinë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë.

    Pas kritikave që erdhën në drejtim të opozitës, për bojkotin në seancat e kaluara, Haxhiu u shpreh se PSD e kanë mundësuar funksioninimin e qeverisë.

    “Kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë e kanë mirëmbajt këtë qeveri dhe vetëm paramendojeni një situatë kur opozita të gjitha subjektet politike nuk do të vinin në sallë, në asnjë seancë do të ishte e pamundur funksionimi i kësaj qeverie, prandaj vendi do të shkonte ne zgjedhje, por ata nuk janë të interesuar të shkojnë në zgjedhje, sepse e dinë që mandatet e vjedhura që sot i mbajnë nuk do t’i kenë asnjëherë, pra karriget e deputetit nuk do të mund t’i shohin më, prandaj nuk janë të interesuar  të shkojnë zgjedhje, dhe janë në gjendje të pranojnë edhe këtë qeveri të skandaleve, vetëm e vetëm që vendi mos të shkoj në zgjedhje”, tha Haxhiu

    Ajo nuk e la me kaq, duke thënë se është e interesuar të di nëse Fatmir Limaj do të jetë kryesues i ekipit të dialogut, a do ta takonte ai Vuçiqin apo Hashim Thaçi, apo nëse do të kishte rolin e Edita Tahirit apo Avni Arifit.

    I menjëhershëm ishte reagimi i Bilall Sherifit nga Nisma, i cili me ironi u shpreh i gatshëm t’i përgjigjet “shkëlqesisë” Haxhiut në pyetjen e bërë.

    “Këqyrni mbani vagonët e juaj rend, që doni me mbet vetëm lokomotivë në vete pa asnjë vagon, në mënyrë që të mbeteni në Kuvend, se kështu qysh e keni nis, çdo vagon që nuk ju pëlqen me heq nga lidhja e juaj do të mbeteni vetëm lokomotivë”, tha Sherifi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark