×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Gërvalla, sikurse Ivica Daçiqi, e quajti “kriminel” Ramush Haradinajn

    Insajderi
    04 May 2021 - 20:32

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka pasur akuza të rënda për shumë ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Gërvalla pati fjalë aspak të mira edhe për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

    Në vitin 2014, Donika Gërvalla e quante ish-komandantin e Zonës së Dukagjinit “kriminel ordinder”.

    Në Rubikon, ajo e fajësonte Haradinajn për shndërrimin e Dukagjinit në një zonë të krimit.

    “Unë e kam quajt kriminel ordiner. Dukagjini është vendlindja ime. Zoti Haradinaj së bashku me njerëzit e tij, Dukagjinin e kthyen në një zonë krimi. Madje edhe qytetet si Peja e Gjakova, të cilat ishin qendra të kulturës dhe qytetërimit, u kthyen në zona të egra, ndoshta më të egrat për nga krimi në Kosovë”, thoshte Gërvalla.

    Nuk është vetëm Gërvalla, kryediplomatja e Kosovës, e cila e quan “kriminel” Haradinajn. Një cilësim të tillë ish-kryeministrit të Kosovës ia kishte vënë edhe ish-kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq.

    “Ramush Haradinaj do që ta paraqesë veten si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte”, kishte thënë tanimë kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, në vitin 2017.

    Këtë deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, kryediplomati serb e kishte bërë në kohën kur Haradinaj ndodhej në mbajtje në Colmar të Francës, i ndaluar në bazë të një urdhër arresti të Republikës së Serbisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark