×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Donika Gërvalla tregon pse hyri me VV-në në garën për deputete

    Insajderi
    19 January 2021 - 23:44

    Kandidatja e VV-së për deputete, Donika Gërvalla ka treguar arsyen pse i është bashkuar lsitës së këtij subjekti.

    Ajo thotë se arsyeja që janë shkrirë në VV së bashku me Vjosa Osmanin, nuk do të thotë se janë nënshtruar.

    “Kjo tema e nënshtrimit është pak qesharak. Gjithkush që ka pasur rast me mua personalisht apo zonja Osmanin e dinë që nuk jemi tipa të nënshtrimit. As nuk nënshtrohet ajo as unë. Pikërisht që jemi tipa që nuk nënshtrohemi na kanë flakë nga LDK. Pse me VV-në ajo është realitet”.

    “Është shpresë që më në fund vendi të clirohet nga krimi dhe korrupsioni. Pse po e përsërisë kaq shumë këtë. Sepse emëruesi i përbashkët është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. VV dhe lista e Vjosës me 15 persona janë të vetmit që mund të  luftojnë krimin”, tha ajo në T7.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark