Donjeta Sadiku dje (e diele) regjistroi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror.
Në këtë garë që po mbahet në Stamboll të Turqisë, boksierja shqiptare u kualifikua në çerekfinale.
Ajo e mposhti kongolezen Jocelyne Tshamala 5:0 në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Kurse, sot, ajo e synon medaljen.
Konkretisht, pasdite, Sadiku do ta zhvillojë meçin e radhës.