Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore.
I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë.
Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me amerikanen, Shakiyla Rashida Ellis. Meçi zhvillohet nesër (e mërkurë), prej orës 18:00.