×
Zgjedhjet 2021

Donjetë Rexha: Kopjimi i programit nga Vitia tregon mungesën e respektit për qytetarët

Insajderi
12 October 2021 - 16:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për asambliste në komunën e Prishtinës, Donjetë Rexha, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar tek organët kompetente sipas saj kopjimin e programit nga ana e Arben Vitisë.

“Programi i Lidhjes Demokratike për kryeqytetin është publikuar tash e një muaj. Kopjimi i programit nga kandidati i VV z.Vitia tregon mungesën e vizionit e planeve të tij për kryeqytetin”, është shprehur Rexha.

Ajo e ka cilësuar si mungesë të respektit për qytetarët.

“Mbi të gjitha tregon mungesën e respektit për qytetarët tanë e Prishtinën. Kryeqytetasit nuk do të lejojnë shkuarjen dëm edhe të katër viteve të ardhshme”, ka shkruar kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark