Visar Duriqi/ Vranina Kelmendi
Ndikimi i Serbisë përmes manipulimeve dhe lojërave me komunitetet pakicë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka shkaktuar reagime, tensione e poashtu vendime që disa prej tyre i la jashtë garës për deputetë.
Por, plani i Listës Serbe nuk funksionoi.
InDoks në emisioin e publikuar të shtunën “Manipulime e ndikim nga Serbia” ka shpalosur indikacionet që ndodhën në zgjedhje. Përtej dyshimeve që nëpër partitë shqiptare pati manipulime serioze, ose ajo që njihet si: vjedhjet brenda partisë, në këto zgjedhje u shfaq edhe një fenomen i ri, ai i Listës Serbe.
Në zonat e banuara me shumicë serbe u votuan politikanë partish të komuniteteve jo-serbe. Rrjedhimisht, u pa që me votë serbe, partia kosovare e dirigjuar direkt nga Beogradi zyrtar, Lista Serbe, nuk do të ketë vetëm 10 ulëse të rezervuara për serbë në Kuvend. Tërthorazi ajo mund të kishte nën kontroll edhe së paku katër deputetë minoritetesh tjera. Por Gjykata vendosi të kundërtë duke mos lejuar një gjë të tillë.
Sa i përket fenomenti të manipulimeve të votave dhe ndikimi jashtë kufirit kosovar që për herë të parë tentoi të instalohej në zgjedhjet parlamentare, për InDoks kanë folur disa persona që kanë qenë të dëmtuar direkt.
Jetlir Zyberaj që ishte kandidat për deputet nga lista e përbashkët LDK-AKR thotë që në mungesë të komisionerëve janë manipuluar votat.
“Kemi informacion që në mungesë të komisionerëve të atyre që do ta garantonin votën tonë, është abuzuar shumë me votat tona nuk ka pas persona që e kanë ruajtur votën tonë”, ka thënë Zyberaj.
“Është një audioincizim që përfshin tre persona në atë material do të thotë dy prej tyre janë komisionerë . Këta dy komisionerë në këtë audioincizim implikojnë persona të tjerë nga poltika dhe të afërt me poltikën nga jashtë sipas rrëfimit të tyre dyshohet se kanë korruptuar këta komosionerë. Sipas pretendimet e tyre në mënyrë që të sigurohen votat në favor një deputete. Kjo deputete është krye diplomatja e dorëhequr e Kosovës ndërsa personi që përmendet si i cili dyshohet se ka korruptuar këta komosionerë siç thonë ata është Dardan Stublla bashkëshorti i Meliza Haradinaj- Stublla”, ka thënë Klaiqi
Sa pati ndikim Republika e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës?
Iniciativa e ish-ministres, Adriana Hoxhiq kishte thyer rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke siguruar mijëra vota në komunat ku s’ka asnjë pjesëtarë të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo, duke dëmtuar mandatet e komuniteteve të tjera pakicë.
Kjo tendencë e Listës Serbe për të shtrirë ndikimin e saj ndaj partive tjera joshumicë, ëshët deklaruar edhe publikisht pak para zgjedhjeve se kjo e fundit do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve dhe romëve, duke siguruar 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Lista Serbe nuk do të luftojë vetëm për interesat e popullit serb, por Lista Serbe do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve dhe të gjithë njerëzve tjerë që kanë qëllim të mirë”, kishte thënë Goran Rakiq në janarin e vitit 2021.
Veton Berisha, pjesëtar i komunitetit pakicë egjiptian, ka treguar për InDoks e si u bë që disa iniciativa, që dyshohet se u mbështetën nga Lista Serbe morën vota madje ku nuk kishte as pjesëtarë të komuniteteve tjera, përveç serbë.
“Po flas për dy dukuri të ndara, iniciativën rome në formën indirekte ka marrë vota, dhe ja ka marrë një mandat komuniteti epgjiptas. Në komunat me ndikim të listës serbe ka vota që iu janë dhënë iniciativës rome, ku direkt e ka dëmtuar ja ka marrë edhe mandatin dytë komunitetit egjiptas. Ngritja e komunitetit romë padrejtësisht nga komuniteti serb na ka dëmtuar”, ka thënë Berisha.
Nga rezultatet e para doli që pos 10 vendeve të rezervuara për komunitetin serb në vend, e që i fitoi bindshëm Lista Serbe, dyshohet se me ndihmën e saj u bënë edhe katër deputetë tjerë pakicash. Për së paku prej tre prej tyre tashmë ka akuza publike që morën karrigen e deputetit me votat e serbëve e duke mos qenë serbë: Adrijana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar, Gazmend Salijeviq nga Graçanica me subjektin Iniciativa Rome dhe Adem Hoxha me Partia Unike e Goranëve.
Edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani në një intervistë kishte denoncuar ndërhyrjen e shtetit Serb në Kosovë.
“Në zgjedhjet e 14 shkurtit, tek votat e komuniteteve kemi ndërhyrje të drejtpërdrejt të shtetit serb”. “Për fat të keq, ndërhyrja nuk mund të reduktohet këtu në ndërhyrje të Listës Serbe, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiqit, pra është ndërhyrje e një shteti”, kishte deklaruar Osmani.
Kundër ndikimeve dhe dyshimeve për manipulimeve Gjykata Supreme ka refuzuar gjithsej 15 ankesa të parashtruara nga subjekte dhe kandidatë politikë për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.
Në mesin e këtyre ankesave është edhe ankesa e kandidates për deputete Adriana Hoxhiq kundrejt vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me anë të të cilit u vendos që të anulohen 4 mijë e 205 vota për subjektin e saj politik në 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë.
Komisioni Qendror Zgjedhor ditë më parë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit/InDoks