×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet Agnelli: Kjo Superligë nuk mund të jetësohet

    Insajderi
    21 April 2021 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Perez së bashku me presidentin e Juventusit, Agnelli dhe 10 drejtues të klubeve të mëdha evropiane kishin nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Superligës së Evropës, megjithatë ky kompeticion nuk u jetësua, pasi klubet njëra pas tjetrës kanë dhënë dorëheqje, shkruan Insporti.

    Së fundi, ish- presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që dha dorëheqje mbrëmë nga klubi, ka thënë se planet për një Superligë Evropiane nuk mund të ecin më përpara.

    “Super League Evropiane nuk mund të jetësohet pa gjashtë klubet e Premier League që u tërhoqën mbrëmë”, deklaroi Agnelli.

    Ndryshe, mbrëmë të gjitha klubet angleze janë larguar nga Superliga Evropiane pas një presioni të madh nga UEFA Dhe tifozët e tyre në mbarë botën. /Insporti

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark