×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dorëzohet në Polici Kadri Shala, i dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove

    Insajderi
    26 October 2020 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar, vëllai i tij, Bedri Shala.

    “Para gjysmë orë është dorëzuar vet në polici. Përkatësisht tek njësiti për Krime Ekonomike”, ka deklaruar për Express, vëllai i Kadri Shalës, Bedriu.

    Hulumtim i Insajderit ka nxjerrë në pah skemën e zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Dy milionë e 77 mijë euro kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.

    Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.

    Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas Prokurorisë së Shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark