Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, është i bindur se do të realizojë projektin më të madh – “Ngrohtorja e Qytetit”.
Hyseni, ka thënë se, ky projekt është në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve llapjanë, ndaj me marrjen e mandatit do të fillojmë jetësimin e tij.
“Janë rreth 25 mijë qytetarë të Podujevës që pritet të lidhen në rrjet dhe të përfitojnë. Ky projekt do të sigurojë jetë më cilësore për qytetarët tanë; ajër më të pastër, ruajtje të pyjeve dhe zvogëlim të dukshëm të përdorimit të thëngjillit”, ka potencuar Hyseni.