Gara e madhe, Drag Race, e para për këtë vit në Kampionatin e Kosovës, e planifikuar të mbahet në këtë fundjavë, më 14 e 15 maj, është shtyrë për një javë dhe do të mbahet më 21 e 22 maj.
Për shkak të parashikimit të meteorologëve, sipas së cilëve në këtë fundjavë moti do të jetë me shi, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) ka vlerësuar se, është më mirë që gara të shtyhet për javën pasuese, në mënyrë që garuesit, zyrtarët e garës dhe shikuesit të kenë kushte më të mira dhe gara të ketë rrjedhë më normale.
FASK kërkon mirëkuptim nga të gjithë ata që kanë planifikuar që në garë të marrin pjesë në këtë fundjavë, por gjithsesi që vendimi është marrë me synimin që Drag Race të jetë një festë për të gjithë.