×
  • Showbiz
  • Show

    Drake i jep para adhuruesit të tij për ta tejkaluar ndarjen nga e dashura

    Insajderi
    02 October 2023 - 23:01

    Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por Drake mendon se mund të jetë në gjendje të ndihmojë dikë të kalojë një fazë jo të mirë të jetës.

    Në Miami javën e kaluar, reperi i ka dhënë 50 mijë dollarë një adhuruesi të tij që ishte ndarë nga një lidhje e dashurisë.

    Drake këtë gjë e bëri pasi adhuruesi i tij kishte për ta ndjekur koncertin e tij në Miami bashkë me ish të dashurën.

    Kjo gjë ndodhi pasi adhuruesi i tij derisa ishte në publik e mbante në duar një tabelë ku kishte shkruar se të gjitha kursimet e tij i kishte shpenzuar në blerjen e biletave për të shkuar në koncertin e Drake me të dashurën, e cila ishte ndarë prej tij.

    Pasi e pa këtë shenjë, Drake tha se do t’i dhurojë atij paratë për ta ndihmuar të tejkalojë më lehtë këtë fazë të jetës, shkruan People

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark