×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Drejtoresha e një shkolle në Gjilan me urdhër të drejtorisë së Arsimit i detyron mësimdhënëset që të marrin pjesë në takimin me Albulena Haxhiun

    Insajderi
    25 November 2022 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë kjo që hapur në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Kjo e fundit për këtë çështje nesër do të flasë edhe në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për shkak të vizitës së ministres atje, drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me emrin Dashurie Leka Shaqiri, i ka ftuar të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë të takimit, që pritet të nisë rreth orë 12:30.

    “Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë sonte pas orës 20:00, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Kjo ftesë siç shkruan është bërë urdhër të drejtorisë së Arsimit në komunën e udhëhequr nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ndërsa e emëruara e tij për ta udhëhequr arsimin ë Gjilan është Albana Demiri./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark