Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu dyshohet se transferoi jashtëligjshën një nxënëse nga drejtimi ‘Banka dhe Financa’ në drejtimin e mjekësisë – Dega Farmaci. Po ashtu, Fetahu dyshohet se detyroi disa mësimdhënës të notojnë nxënësen në fjalë, e cila kisha kishte mbetur pa notuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati i MASHT-it, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka nisur hetim ndaj Fetahut.
Gazeta Insajderi sjell detajet e këtij skandali në Komunën e Podujevës
Dhjetë ditë para se të përfundonte perioda e parë nxënësja D.F nga Podujeva me vendim të Drejtorisë së Arsimit në Podujevë ishte transferuar në drejtimin e mjekësësisë-Farmaci nga drejtimi që vijonte Banka Financa, në shkollën “Isa Boletini’. E gishtë në transferimin e saj kishte drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.
Nxënësja në fjalë ishte transferuar kundër rregullave të Ligjit për Arsim. D.F nuk kishte plotësuar as kriterin e suksesit, i cili për të studiuar drejtimin Farmaci duhet të jetë teje i suksesshëm, e që e njëjta nuk e kishte.
Gazeta Insajderi posedon dokumentet që dëshmonë se nxënësja D.F nuk kishte suksese të mjaftueshëm as për drejtimin e parë në të cilin ishte pranuar “Banka dhe Financa”, e aq më pak për drejtimin e mjekësisë.
Pas, kalimit në drejtimin e Farmacisë nxënësja ishte përballur me vështirësi në notim. Disa nga mësimëdhësinit e drejtimi ‘Banka dhe Financa’ nuk e kishin notuar D.F në disa lëndë pasi tashmë nxënësja ishte transferuar në drejtimin e mjekësisë.
Notat ishin dashur të barten në lëndët të cilat sipas korrikulës janë edhe në drejtimin e Farmacisë.
Nga pesë lëndë vetëm në gjuhën angleze dhe edukatë fizike, D.F nuk kishte qenë e notuar në drejtimin ‘Banka dhe Financa’. Kësisoj, notat nuk ishin bartur nga mësimëdhënësit.
Kurse, në drejtimin e Farmacisë nxënësja në fjalë nuk ishte notuar në lëndën e Fizikës pasi ishte një kohë shumë e shkurtër për vlerësimin e nxënëses, perioda përfundonte 28-31 dhjetor.
Kështu, situata kishte kaluar në duart e drejtorit të Arsimin, Avni Fetahut, i cili lidhur me mos notimin e nxënësë kishte bërë presion ndaj mësimdhënësve që të notonin nxënësen.
Me anë të një kërkese të inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, Fetahu kishte kërkuar që nxënësja D.F të notohej në lëndë që kishte mbetur pa notë.
Në shkresë e dërguar nga Fetahu me 11 shkurt 2022 thuhet se nxënësja kishte qenë në listën pritëse dhe se konform procedurave është transferuar në drejtimin mjekësi-profili farmaci.
Ndonëse, kur bëhet regjistirimi i nxënësve nga shkollat fillorë në shkolla e mesme të larta nuk ka listë pritëse.
Por, drejtori Fetahu nuk ishte ndalur me kaq. Ai me datën 16 mars me anë të një kërkesë kishte inicuar procedurë diciplinore ndaj personave që nuk e kishin përkrahur transferimin e D.F dhe ndaj mësimëdhënësve të drejtimin Banka dhe Financa të cilët nuk e kishin notuar nxënës në fjalë.
Në kërkesën e siguruar nga Gazeta Insajderi, vetë Fetahu kishte parashtruar kërkesë për inicim të procedurës diciplinore ndaj ish-drejtoreshës së shkollës “Isa Boletini’, kujdestarës së klasës, sekretarit të shkollës, mësimdhënësit të gjergrafisë, gjuhës angleze dhe edukatës fizike.
Kështu me datën 15 prill, një komision i përbërë nga pesë anëtar kishin marrë vendin që ndaj kujdestares së klasëse, ish-drejtoreshës së shkollës (tashmë të ndjerës) dhe dy mësimëdhënësve t’i shqiptohet masa disiplinore ndalimi nga 30 për qind i pagesë bazë për periudhën një mujore.
Ndonëse, vendimi nuk kishte hyrë në fuqi pasi kujdestarja e klasës e kishte dërguar rastin në Inspektoratit të Arsimit, në shkallën e dytë.
Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin që Komisioni Disiplinor ia kishte dërguar kujdesarës së klasës, duke e ngarkon me përgjegjësin e notimin në ditar të nxënëses.
Në dokument thuhet se kujdestarja nuk ka respektuar procedurat administrative në rastin e ncënëses D.F për kalimin nga një profil në tjetrin sipas Udhëzimit Administrativ, si ndërhyrja në ditar, plotësimi I procesverbalit për kalimin nga një drejtim në tjetrin, afatet ligjore për plotësimin e dokumentacionit në këtë rast.
Ndonëse, kujdestarja e klases njëherit edhe mësimdhënëse e kishte notuar nxënësen në lëndë ekonomike që ligjeronte.
Derisa ishte marrë vendimin për ndëshkimin e mësimëdhënëse të drejtimit Banka dhe Financa, Drejtori i Arsimit Avni Fetahu kishte notuar nxënësën në lëndën e Fizikës, në drejtimin Farmaci që kishte mbetur pa notë.
Me datën 1 prill Fetahu kishte formuar një komision me tre mësimëdhënës ku ky komisoni kishte hartuar një procesverbal dhe kishte bërë vlerësimin e nxënëses D.F në lëndën e Fizikë për perioden e parë.
Rasti në fjalë tashmë ka shkuar edhe në Inspektoratin e Arsimit në ministrinë e Arsimit në Prishtinë.
Sipas burimeve të Insajderi, inspektorët e shkallës së parë kishin shkuar në shkollë për të mbledhur informatat lidhur me rastin. Ata kishin hartuar një proces mbi të cilin komisioni disiplinor i DKA në Podujevë kishte ndëshkuar mësimëdhënësit.
Kështu, mësimdhënësit iu kishin drejtua shkallës së dyte të komisioni disiplinor për parashtrim të ankesw në inspektoratin e arsimit në Podujevë. Ku të njëjtit e kishin refuzuar si të pabazuar ankesën.
Kështu mësimëdhënësit u janë drejtuar inspektorati të arsimit në Prishtinë, shkallës së dytë. Me anë të një vendimi thuhet se inspektorja e arsimi të shkallës së parë gjatë trajtimi të rastit nuk ka ofruar asnjë fakt lidhur me rastin të cilin e kishin denoncuar mësimëdhënësit.
Prokuroria nis hetim ndaj Avni Fetahut
Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka nisur tashmë hetim ndaj drejtorit Avni Fetahu.
Sipas përgjigjes së Prokurorisë dhënë Insajderin, Fetahu ngarkohet me veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, dhe “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.
‘Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar kallëzim penal kundër personit me inicialet A.F., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, dhe “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes, ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave dhe provave në mënyrë që të sqarohet në plotëni ky rast’’, thuhet në përgjigjen e prokurorisë dhënë gazetës Insajderi.
Gazeta Insajder mëson nga burimet e sigurta se hetuesit policior i kanë shkuar në zyrën Fetahut për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.
Gazeta Insajderi ka kërkua të dij nga drejtori Fetahu pse ka vepruar në këtë mënyrë por edhe pse gazeta ka pritur për ditë të tëra për një përgjigje ai ka injoruar pyetjet e gazetës.
Ndërsa, nga komuna e Podujevës në një përgjigje për Insajderin kanë thënë se drejtori Fetahu nuk dëshiron të prononcohet për këtë çështje.
Me udhëheqjen e Fetahut në drejtorin e arsimit në Podujevë, kishin shfaqur pakënaqësi edhe dega e LDK-së në këtë komunë.
Në një seancë të Kuvendin komunal të mbajtur 25 maj, ku Drejtori i Arsimit në këtë komunë Naim Fetahu kishte qenë duke folur për situatën e arsimit nëpër shkolla ishte lagur me ujë nga asamblisti nga radhët e LDK-së, Ekrem Rrahmani.
Ndaj Fetahur ishte mbajtur edhe një protestë ku asamblistët e LDK-së e kishin krahasuar atë me Adem Grabovcin.
Sipas LDK-së ky aksioni kishte ardhur si pasojë e punësimeve në arsim të cilat po bëhen pa konkurs dhe duke shkelur ligjet në fuqi./GazetaInsajderi/