×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Drejtori i FC Prishtina konfirmon raportimin e Insajderit/ “Të gjithë futbollistët e transferuar janë regjistruar”

    Insajderi
    12 August 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FC Prishtina është gati për sezonin e ri të Superligës së Kosvoës që do të nis të shtunën (nesër), më 13 gusht, shkruan Insajderi.

    Ditë më parë Gazeta Online “Insajderi” raportoi se klubi bardh e kaltër ka zhbllokuar merkaton pasi ka kryer obligimet financiare që kishte ndaj disa futbollistëve, që tashmë nuk janë pjesë e klubit.

    Me të zhbllokuar merkaton nga FIFA, Prishtina ka regjistruar të gjithë futbollsitët e transferuar.

    Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Artan Osmani, në një prononcim për Insajderin.

    “Po tash e disa ditë kemi zhbllokuar merkaton dhe gjithë futbollistët janë regjistruar. Jemi gati për sezonin e ri”, ka deklaruar Osmani.

    Klubi më i madh në futbollin e Kosovës javën e kaluar është bërë me bord të ri teknik dhe kryetar të ri të bordit.

    Tashmë, Prishtina drejtohet nga Hakif Gashi i cili mori besimin e aksionarëve të klubit për ta drejtuar klubin.

    Gashi ka premtuar se Prishtina do të këndellet financiarisht dhe se do të fillojnë reforma në klub.

    Gashi në pozitën e drejtorit sportiv ka emëruar ish-futbollistin e Prishtinës, Driton Krasniqi.

    Në tri sezonet e fundit klubi kryeqytetas është ballafaquar me probleme të mëdha financiare.

    Këtë sezon skuadra do të udhëhiqet nga trajneri i njohur, Ismet Munishi, i cili do të jetë i lumtur pasi do të ketë gjithë futbollistët në dispozicion për sezonin e ri të Superligës i cili do të fillojë këtë fundjavë.

    Prishtina nesër do të udhëtojë në Klinë për ta zhvilluar ndeshjen e parë të Superligës kundër Dukagjinit, me fillim të orës 17:00. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark