×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori izraelit për Hamasin: Organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin

    Insajderi
    13 May 2021 - 21:10

    Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

    Ndër të tjera Oryan tha për Hamasin se kjo e fundit është një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

    “Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan në T7.

    Ndërsa në pyetjen se a ishte e nevojshme ndërhyrja e Ushtrisë Izraelite, ambasadori Oryan tha se palestinezët paraprakisht kishin mbledhur grumbuj gurësh, të gatshëm për të sulmuar.

    “Para së gjithash, unë do të doja që ata të mos e bëjnë atë gjë, por nuk ka mundësi tjetër, kur ke 70.000 njerëz në kodër, ata fillojnë të dalin, fillojnë “bombardime” me gurë. Po supozoj se i keni parë disa nga fotografitë. Është e pabesueshme. Ata ishin bërë gati paraprakisht, mund të shihnit grumbuj gurësh gjithandej, të gatshëm për t’u hedhur. Është rrezikim i jetëve. Kur ke rrezikim jetësh të hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve, duhet të veprosh dhe kjo është ajo që ne bëmë. Përsëri, çështja e Jerusalemit, siç thashë, është një justifikim për palestinezët që përsëri të mos i vazhdojnë paqen dhe harmoninë që ne kemi në shumë vende. Tani ata përpiqen që t’i ndezin edhe vendet e tjera. Në këtë aspekt, ne bëmë atë që mundëm, por qartazi nuk ka interesim. Ne nuk qëndruam aty, policia hyn dhe pastaj del, ekziston status quo-ja. Izraeli po e bën të mundshme jo vetëm faljen, por që secili të bëj atë që i bëhet, brenda kufijve të status quo-së”, shtoi ambasadori Oryan./

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark