Gjykata e Kurbinit vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë për Alfred Prodanin, duke iu dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Prodani u arrestua tre ditë më parë
Arrestimi i tij është provizor me qellim ekstradimi drejt Spanjës.
Burimet bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në Spanjë.
Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha në 2019 për vjedhje, ai i ka mohuar këto akuza.
Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.