Arbër Elshani ka reaguar në rrjetet sociale rreth ndeshjes që do të luhet të enjten në Karagaç, në mes të Pejës dhe Treçës.
“Tashmë është pothuajse zyrtare. Ne nuk do të luajmë të enjten. Konsekuencat do të ju tregojmë më vonë. Të gjitha të argumentuara” njoftoi Elshani në rrjetet sociale.
Peja dhe Trepça u denuan nga FBK pas ndeshjes së tretë në Art Motion Superliga e Kosovës.
Ndërsa në parket, gjithçka është në favorin e Minatorëve, duke udhëhequr serinë 2-1 pas tre ndeshjeve të luajtura në gjysëm-finale.