×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dreshaj thotë se kanë vdekur dy persona sot në Infektivë nga COVID-19

    Insajderi
    26 January 2022 - 12:59

    Dy viktima janë regjistruar sot në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të COVID-19.

    Kështu ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

    “Ka disa shqetësime që duhet t’i vendosim këtu. Karakteristik e përgjithshme deri sot është reagimi i vonë ndaj situatës. Kisha dashur që kjo të jetë hera e fundit që pasi të ngrihet shqetësimi, ne duhet të veprojmë. Të gjitha vendet kane qenë me Omicron një muaj para neve.

    “Nuk ndalet Omicroni me masa ne kufi. Katër raste pa burim kanë qenë në Mitrovicë. Ne mbi 80% te rasteve i kemi të detektuar pas pesë ditëve, dhe mund të presim një rritje të madhe. Tre ditët e fundit i kemi katër të vdekur. Sot janë dy në Klinikën Infektive që kanë vdekur”, deklaroi Dreshaj në mbledhjen që po mban Komisioni për Shëndetësi

    Që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 është mbi 3 mijë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark