Torcida nuk e ka pritur mirë këtë kalim të lojtarit dhe për të kanë organizuar edhe koreografi. Ata kanë hedhur letra në formë të parave në shenjë proteste ndaj tij, për zgjedhjen e përfaqësimit të Prishtinës.
Shumë “para” u hodhën në parket për t’i dërguar mesazh atij se shkoi në Prishtinë vetëm për anën financiare.
Këta të fundit kishin përgatitur një koreografi për të, ndërsa thërrisnin në kor: “Drilon tradhtari” dhe “Paraja bën gjithçka”.
Nuk munguan as fyerjet ndërsa ndeshja u vonua për disa minuta. /Insajderi.com