×
  • Sport
  • Sport

    Drita bie nga liga, Istogu shkon në barazh?

    Insajderi
    23 May 2016 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampionati i Superligës duket se nuk është mbyllur ende, e po ashtu as çështja e barazhit.

    Drita mund të jetë skuadra që do të largohet nga Superliga, pavarësisht se tabela momentale e thotë të kundërtën.

    Portali kosovar GazetaOlle, ka mësuar se Istogu ka paraqitur kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës, duke kërkuar që ndeshja me Drenicën të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të tyre.

    Kërkesa ka arritur në FFK, dhe skuadra e Istogut dyshon që lojtarët Endrit Maloku dhe Muharrem Musa, nuk kanë pasur të drejtë loje për Drenicën, në takimin e së dielën.

    “Po, është e vërtetë, Istogu ka bërë ankesën për lojtarët Maloku dhe Musa, dhe nesër do ta shqyrtojmë. Arsyeja është se ata kanë pasur kartonë dhe nuk kanë pasur të drejtë loje”, tha Ismet Ahmeti, Komisar i garave në FFK.

    Nëse ankesa e Istogut aprovohet nga Komisari i Garave, atëherë nga Superliga do të largohet Drita e Gjilanit, që ka 36 pikë. Istogu do të kalonte në kuotën e 37 pikëve. Madje, skuadra e trajnerit Besim Podrimaj, do të kalonte në renditje edhe Drenicën, për shkak të bilancit më të mirë të ndeshjeve të ndërsjellta.

    Kështu, në barazh do të luanin Istogu – Dukagjini dhe Drenica – Flamurtari. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark