×
  • Sport
  • Sport

    Drita kërkon të luaj në “Fadil Vokrri” derbin me Gjilanin, nesër merret vendimi nga KG-ja!

    Insajderi
    21 September 2021 - 15:55

    Megjithatë, edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim sipas asaj që mëson Sheshi.info, Komisioni i Garave pritet që ditën e mërkurë (nesër 21/10/2021) të jap një përgjigje për ndeshjen e cila cilësohet si derbi më i madh në futbollin kosovar.

    Stadiumi i “Qytetit” në Gjilan ende është në renovim dhe është e vështirë të zhvillohet një ndeshje me ndikim të madh ku nuk plotëson kushtet e sigurisë për t’u zhvilluar një derbi i tillë.

    Ndërsa ju kujtojmë që në prillin e vitit 2019, ishte zhvilluar derbi i Gjilanit dhe Dritës në “Fadil Vokrri”, ku kuqebardhët ishin vendas të atij takimi.

    Përballja e këtyre dy skuadrave ka sjellur gjithmonë një rivalitet të madh, ku pritet të jetë edhe në këtë takim pavarësisht pozitave në të cilën gjendet dy klubet.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark