Drita është rikthyer te fitoret në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1.
Drita e nisi për mrekulli ndeshjen, kur vetëm pas pesë minutave kaloi në epërsi.
Ishte Blend Baftiu që me një goditje brenda zonës shënoi lehtësisht për t’i dhënë epërsinë vendasve 1-0.
Drita vazhdoi dominimin në pjesën e parë ku pati raste të mira me Simonovskin, Selmanin e kapitenin Ardian Limani që goditi shtyllën.
Por në minutën e 40-të, Ardian Limani shkaktoi penallti, derisa i saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi Koxy që barazoi shifrat në 1-1.
Me rezultatin baras 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Drita në pjesën e dytë krijoi shumë raste shënimi, pasi ishte duke kërkuar me ngulm fitoren.
Por për të arritur deri te tre pikët u desh të pritej minuta e 88-të e ndeshjes.
Zëvendësuesi Ardit Tahiri shfrytëzoi një asistim perfekt nga Besnik Krasniqi dhe me kokë shënoi për 2-1.
Pas kësaj fitore Drita vazhdon të kryesoj e vetme në kampionat me 21 pikë, por që ka tri lojë më shumë se Ballkani e dyta që ka 15 pikë.
Ndërkohë Drenica mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 11 pikë të tubuara.
Ndeshjen e radhës Drita e zhvillon përsëri në shtëpi ku pret Trepçën ’89, derisa Drenica luan në udhëtim te Llapi.