Laura Fazliu është shpallur nënkampione e Evropës në xhudo, sukses të cilin po e shijon ende trajneri i saj, Driton Kuka.
Por, Kuka është i hutuar me neglizhencën që i është bërë Laurës.
Sipas tij, ajo po ndjek hapat e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit.
Në rrjetin social “Facebook”, Kuka ka shprehur shqetësimin e tij për mbetjen nën hije të këtij suksesi të Laurës.
Postimi i plotë i Kukës:
“Për një ditë të mirë …
Laura drejt finales në Evropian kështu kishte hudhur Spanjollen me ippon!
Sa për njohuri rezultati Nënkampione Evropiane është deri tash suksesi më i madh i Sportit të shtetit tonë për vitin 2022!
Pak në hije u kalua ky rezultat në përgjithësi në Kosovë apo kemi rezultate tjera me vlerë që unë personalisht spo i di,ndoshta spo e kuptoj sportin ma!“.