×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Driton Kuka: Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE

    Insajderi
    24 June 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, ka dhënë deklaratë të ashpër karshi Bashkimit Evropian për padrejtësitë që po i bënë qytetarëve shqiptarë, transmeton Demokracia.com.

    Kuka ka një porosi të fuqishme për gjithë shqiptarët, derisa ka thënë se politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE.
    “Por jemi 10 milionë shqiptar së paku edhe duhet vazhduar punën e përkushtimin për atdheun tonë!”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

    Postimi i plotë i Driton Kukës:

    Vend për zhgënjim s’ka!

    Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE!

    Por jemi 10 milionë shqiptar së paku edhe duhet vazhduar punën e përkushtimin për atdheun tonë!

    Kosova shteti ynë i ri do ec tutje e rëndësishme që e kemi edhe atdheun amë Shqipërinë e shqiptar të fuqishëm e njerëz me Zotësi anembanë Botës!

    Vullnetin për punë, atdhedashuri sdojmë me ndal kurrë, diskriminimin ta shndërrojmë në energji pozitive për angazhim natë e ditë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark