×
  • Sport
  • Sport

    Drogba i kërkon Salahut të largohet nga Liverpooli dhe të kthehet te Chelsea

    Insajderi
    24 November 2021 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i ka kërkuar Mohamed Salah që të largohet nga Liverpool dhe të kthehet në Stamford Bridge.

    Drogba dhe ylli i Liverpoolit, Salah ishin bashkëlojtarë te Chelsea në vitin 2014.

    Dhe legjenda nga Bregu i Fildishtë e pranon se do të dëshironte ta shihte yllin egjiptian të rikthehej te ish-klubi i tij mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Anfield.

    “Nëse jam egoist, do t’i them Salah të largohet nga Liverpooli dhe të kthehet në Chelsea”, ka thënë fillimisht Drogba me shaka kur foli për Al-Axis TV.

    “Mendimi im është se Salah do të mbetet më i miri, pa marrë parasysh nëse ai do të vazhdojë te Liverpooli apo nëse do të lëvizë diku tjetër”

    “Çdo ekip tjetër do të performonte më mirë [me të] sepse ai e kupton atë që po bën, është i mirë në shënimin dhe krijimin e golave ​​dhe ka nevojë vetëm për besimin e trajnerit”.

    “Nuk e di se cili do të ishte vendimi i tij. Ky është vetëm vendimi i tij dhe e ardhmja e tij, por kudo që të shkojë, unë do të jem një nga fansat e tij”, përfundoi ish-sulmuesi i Bluve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark