×
  • Showbiz
  • Show

    “Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”, ish-banorja e Big Brother befason me postimin

    Insajderi
    28 January 2023 - 16:58

    “Tea do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do veten ose dikë tjetër!” Këto ishin fjalët e Zhaklin Lekatarit, e cila deklaroi për herë të parë publikisht se Tea mund të ketë një pëlqim për Luizin.

    Por, përpara kësaj, përdoruesit e mediave sociale e kanë vënë në dukje këtë gjë, jo vetëm me komente por edhe me video e postime të ndryshme.

    Së fundmi, “Vëllai i Madh” vendosi që në lojën “Talent Show”, Luizi dhe Tea të këndonin një këngë bashkë. Menjëherë “shpërthyen” videot Luiz-Tea gjatë provave, ku fokusi ishte në mënyrën se si kjo e fundit shikonte këngëtarin.

    Këtë gjë me sa duket e ka vënë re edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa, e cila nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me ndjekësit e saj.

    “Dua dikë të më shohë si Tea-Luizin”- shkroi ajo në Instastory.

    Kujtojmë se më herët Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e javës, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen. Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

    Këto janë diskutimet që u bënë në studio:

    Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

    Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

    Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark