×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dua Lipa bëhet gruaja e parë që arrin 10 miliardë transmetime në Spotify

    Insajderi
    30 September 2022 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj muzikore.

    Krijuesja e hitit “New Rules” ka hyrë në historinë e platformës muzikore Spotify pasi albumi i saj “Dua Lipa (Complete Editon)” ka kaluar shifrën e mbi 10 miliardë dëgjime.

    Bazuar në këtë, 27-vjeçarja bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër dhe i tretë në përgjithësi në Spotify me një sukses të tillë.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Lajmi u publikua edhe nga një faqe e fansave të artistes shqiptare, që gjithashtu u ripostua nga Dua në llogarinë e saj të Instagramit.

    Ndërkohë, aktualisht Dua po vazhdon koncertet nga turneu i saj “Future Nostalgia”, i cili zgjatë deri në vjeshtë kur edhe mbyllet më 16 nëntor në Perth të Australisë.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Ndërsa, sa i përket jetës private, ylli i muzikës së fundmi u fotografua në një darkë me komedianin dhe prezantuesin televiziv, Tervor Noah.

    Dyshja e njohur që u panë të afërt me njëri-tjetrin kanë ngjallur spekulime se kanë nisur një romancë.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Kujtojmë që pas ndarjes nga Anwar Hadid në vitin 2021, krijuesja e hiteve u përfol për një tjetër romancë me aktorin spanjoll, Aron Piper.

    Përkundër që ata u panë në disa dalje së bashku, zëra për një lidhje romantike nuk janë komentuar nga asnjëra palë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark