×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa emërohet bashkë-prezantuese e ‘Met Gala 2023’

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ‘Met Gala 2023’, e cila do të zhvillohet më 1 maj në Muzeun Metropolitan në New York City, do të ketë Penelope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer dhe Dua Lipën si bashkë-kryesues, së bashku me Anna Wintour.

    Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘in honor of Karl (për nder të Karlit)’.

    Dizajneri i modës shërbeu si stilist krijues për markat “Chanel”, “Fendi” si dhe brendin e tij.

    Ai gjithashtu ka punuar me Chloe, Patou dhe Balmain gjatë karrierës së tij në modë.

    E lumtur, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.

    “E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark