×
  • Showbiz
  • Sport
  • Euro 2020

    Dua Lipa feston fitoren e Anglisë: Futbolli po vjen në shtëpi

    Insajderi
    08 July 2021 - 09:41

    Dje (e martë), Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore ndaj asaj të Danimarkës në rezultat 2:1 në vazhdime.

    Si rrjedhojë, Anglia fitoi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet këtë diel në Wembley Arena në Londër.

    Kualifikimit të Kombëtares Angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton dhe vepron në Angli.

    Dua tregoi se e ndoqi me miqtë e saj ndeshjen e mbrëmshme, teksa ishte veshur enkas me ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në të dy faqet e saj.

    Në fotografitë e publikuara në Instagram, Lipa dukej shumë e buzëqeshur dhe në disponim teksa së bashku me miqtë e saj ndiqnin ndeshjen.

    “Po vjen në shtëpi”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar – aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

    Dua është e lindur dhe rritur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, teksa për disa vite me radhë në periudhën e adoleshencës, ka jetuar në Kosovë së bashku me familjen e saj, transmeton Telegrafi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark