×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa “kapet” nga mësyshi sa herë del në skenë – të shumta rastet kur ajo rrëzohet

    Insajderi
    19 September 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është e njohur për performancat e zjarrta gjatë turneve nëpër botë.

    Megjithatë, të shumta janë edhe rastet kur atë sikur e “zë msyshi” – rrëzohet, apo i ndodh një incident i këtij lloji.

    Hera e fundit kur Dua pati një “mini-incident” ishte mbrëmë gjatë përformancës në Argjentinë.

    Ajo i gjuajti me këmbë një objekti në formë hëne të vendosur në skenë për të plotësuar performancën e saj, ku për pak sa nuk u rrëzua.

    Një incident tjetër që nuk kaloi pa bërë zhurmë të madhe ishte edhe kur u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në Milano të Italisë në maj të këtij viti.

    Kurse, në korrik të vitit 2022, tre persona pësuan lëndime të lehta gjatë koncertit të Dua Lipa në Toronto, pasi një grup fishekzjarrësh të paautorizuara u ndezën brenda.

    Në mars të vitit të kaluar, në Nju Jork, këngëtarja shqiptare u përplas me një nga kërcimtaret e saj dhe humbi mikrofonin e saj.

    Ndryshe, ishte vet Lipa ajo e cila në një intervistë për Jimmy Kimmel kishte pranuar se deri në një farë mase është supersticioze duke shpjeguar se lidhet edhe me faktin se është shqiptare.

    “Në mënyrë që të mos kapë syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde, duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht” – kishte thënë Dua.

    Cili është përkufizimi i mësyshit?

    Shikim me admirim ose zili që shkakton daljen e disa gjërave të pa dukshme nga personi që merr mësysh të cilat godasin personin që merret mësysh dhe dëmtojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark