×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa në lidhje me ish të dashurin e Rita Orës

    Insajderi
    01 March 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dua Lipa u pa duke dalë nga sfilata e Javës së Modës në Paris, dhe duke shkuar me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras, të martën.

    Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi edhe një herë stilin e saj të patëmetë e veshur me një kostum të zi dhe një pallto lëkure teksa po largohej nga sfilata e modës së markës “Saint Laurent”.

    Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Dua mund të ishte në lidhje me regjisorin Romain Gavras, i cili ka qenë ish-i dashuri i artistes tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

    Burimet pranë çiftit pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, modeli Anwar Hadid në vitin 2021.

    Dua kishte veshur një kostum të zi dhe shumë elegant, gjersa në pjesën e sipërme kishe një mbulesë në formë kapuçi.

    Interpretuesja e hitit “New Rules” kishte vendosur një palë syze dielli të mëdha dhe të errëta, të cilat më vonë i hoqi duke zbuluar një gamë të përsosur makijazhi që ishte aplikuar në fytyrën e saj.

    Më parë u raportua të shtunën se Dua dhe Romain ishin në lidhje, pasi u panë duke lënë bashkë pas-ndejën e ceremonisë së çmimeve të filmit, BAFTA Awards në Londër javën e kaluar.

    Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj”.

    “Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

    “Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha burimi.

    Rita Ora ndërkohë ka qenë në lidhje me Romain Gavras në vitin 2020.

    Ata më pas i ndanë rrugët dhe në vitin 2021, Ora njohur regjisorin Taika Waititi, gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin “The Voice Australia” ku ishte e angazhuar si anëtare e jurisë.

    Rita Ora dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, Taika Waititi, u martuan vitin e kaluar në një dasmë sekrete.

    Tek sivjet, Rita gjatë intervistave të dhëna në promovimin e këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, pranoi se ishte martuar me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’/AfterParty/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark