×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës?!

    Insajderi
    26 February 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dua Lipës ditë më parë iu publikuan disa fotografi ku shihej në shoqërinë e një mashkulli, që kishte mbuluar fytyrën për të mos u njohur.

    Mediat më pas zbuluan se bëhet fjalë për Romain Gavras, ish të dashurin e Rita Orës.

    Dua doli nga shtëpia e famshme në Londër Chiltern Fire House në orët e para të së hënës me Romain nga pas.

    Ata hipën së bashku në një makinë që priste me shofer.

    Një burim tha: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar kohë së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

    “Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo mendon se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, shtoi burimi.

    Dua ka qenë beqare që nga ndarja nga i dashuri i saj prej dy vitesh, modeli amerikan Anwar Hadid, 23 vjeç, në fund të vitit 2021.

    Romain ishte në lidhje dashurie me Ritën, 32 vjeç, për gjashtë muaj përpara se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars 2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark